Tempus Home Page
English Albanian Egyptian
Home
Partners
Albania
Egypt
Links
 
 
 
 

Directorate General for Education and Culture


University of Rome
"Foro Italico"
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Projektet e perbashketa Shqiperi – Egjipt
Programi Tempus

Ndryshimet ne arsimin e larte permes popujve per bashkepunimin e popujve

Skema e levizshmerise Trans-Europiane per studimet universitare eshte nje program i Komisionit Europian – per Edukim dhe Trajnim, i cili financon projekte midis sektorit te arsimit te larte ne BE dhe 26 vendeve partnere per te lehtesuar modernizimin e universiteteve, studimet e ndersjellta midis rajoneve dhe popujve dhe mirekuptimin midis kulturave. Rajonet partnere te Tempusit jane Ballkani Perendimor, Europa Lindore dhe Azia Qendrore, Africa Veriore dhe Lindja e Mesme.

Programi Tempus financon projekte bashkepunimi ne fushen e zhvillimit dhe rinovimit te kurrikulave, trajnimit te mesimdhenesve, menaxhimit te universiteteve, dhe reformave strukturoe ne arsimin e larte. Ai i ve theks te vecante levizshmerise se stafit akademik dhe administrativ te institucioneve te edukimit te larte, si nga BE dhe nga vendet partnere. Programi Tempus perfshin tre veprime te ndryshme: Projektete e Perbashketa Europiane, Masat Strukturore dhe Grantet Individuale te Levizshmerise.

Projektet e Perbashketa Europiane (JEPs) synojne qe te rrisin bashkepunimin dhe krijimin e rrjeteve mes aktoreve ne sektorin e arsimit te larte ne Shtetet Anetare te BE dhe vendeve partnere, dhe te ndihmojne sektorin e arsimit te larte qe te perhape dijen e tij jashte institucioneve akademike. Projektet mund te mbeshtesin universitetet ne aplikimin e parimeve te ‘Procesit te Bolonjes’, per shembull duke vene ne zbatim sistemin e arsimit me dy nivele, si dhe Sistemin Europian te Transferimit te Krediteve.